Ditën e sotshme qytetari me iniciale R.Z. , 42 vjeç është paraqitur në komisariatin nr.3 pasi dikush ka qëlluar me armë drejt tij.
42-vjeçari ka kallëzuar se në orën 06:45, në rrugën “Don Bosko” një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.