Këshilli Evropian ka marrë një vendim të rëndësishëm për Ukrainën dhe Moldavinë, duke hapur negociatat për anëtarësimin e tyre në BE.
Ndërkohë që përfiton dhe Gjeorgjia duke marrë statusin si kandidate, një kërkesë që ishte refuzuar më parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.
“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”- shprehet Michel.
The European Council has decided to open accession negotiations with Ukraine & Moldova. #EUCO granted candidate status to Georgia. And the EU will open negotiations with Bosnia and Herzegovina once the necessary degree of compliance with the membership criteria is reached and…
— Charles Michel (@CharlesMichel) December 14, 2023