-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Michel pas samitit në Bruksel: Fati i Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

Kryesoret

Ditën e djeshme u zhvillua samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit perëndimorë i cili u mbyll me dakordësinë e të gjitha vendeve mbi një deklaratë.

Deklarata u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.

Nga ana tjetër BE-ja përsëriti angazhimin e saj “të plotë dhe të qartë” ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të ndërsjellë, thuhet në dokumentin e përbashkët.

“BE- ja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.”

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë, thuhet në dokument.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mësohet të ketë thënë se: “Ishte një mundësi për të riafirmuar me forcë të madhe politike se fati i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. Është riafirmimi i perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu duam të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, dhe ky është qëllimi i këtij koncepti të integrimit gradual, të cilin ne mundëm ta diskutonim në mënyrë shumë praktike me kolegët tanë, partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, për të afruar të gjithë këtë rajon, për ta lidhur më tej me Bashkimin Evropian, pa pritur vendimet përfundimtare për zgjerimin.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit