Edhe seanca e kësaj të enjteje në Parlament është zhvilluar mes kaosit, si jashtë, por edhe brenda ambienteve të Parlamentit. Deputetët e PD-së bllokuan hyrjet. Por nga u futën socialistët dhe qeveria? Flamur Noka tregoi para kamerave se mazhoranca u fut në sallë nga “kjo dritare”.
Nuk mungoi ironia e Sali Berishës. “Ja filmojeni nga futen deputetët e Edi Ramës. Kësaj i thonë të futesh në parlament nga vrima e miut. Këtu u katandis narko-parlamenti Rama-Linda. Deputetët futen nga kjo dritare, e cila përfaqëson vrimën e miut. Ky është fundi i parlamentit, narkoparlamentit të narkoregjimit të Edi Ramës” tha Berisha.