-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Gazetari Qyno nxori sekretin, i kontrolluam zyrë e shtëpi, telefonat në lokal

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për herë të parë pasi mbajti ditën e djeshme për rreth 10 orë në pyetje gazetarin Elton Qyno. SPAK thotë se i kërkoi që të tregonte burimin se ku i kishte siguruar dokumentet me deklarimet e Nuredin Dumanit, të akuzuar në dosjen “Plumbi i Artë”. Më tej, prokuroria thekson se gazetari refuzoi dhe përballë kësaj i kërkuan gjykatës t’i lejonte për kontroll banese dhe zyre që u miratua.

“Nisur nga fakti se publikuesi i artikujve të mësipërm ishte Elton Qyno / gazetar, më datë 13.12.2023 ai u ftua për tu paraqitur në SPAK, për t’i marrë një deklarim në cilësinë e personit në dijeni të fakteve që përbëjnë objekt hetimi, ftesë që gazetari  iu përgjigj pozitivisht dhe u paraqit. Pasi iu bënë të njohura arsyet e marrjes në pyetje, siç dhe parashikimi i nenit 159 i KPP (e drejta e mos deklarimit për shkak të profesionit të gazetarit) iu kërkua të shpjegonte mbi mënyrën se si kishte siguruar akte hetimore që përbëjnë sekret hetimor, zbulimi i të cilave ndaj të tretëve përmes publikimit është i ndaluar nga ligji procedural. Po kështu, iu bë e ditur dhe domosdoshmëria që ka lindur për të identifikuar e gjetur dokumente ose akte në origjinal apo në çdo formë tjetër që ai i dispononte”.

SPAK thotë se Elton Qyno është përgjigjur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin. “Në këtë rrethanë, gazetari deklaroi me shkrim se aktet e dokumentet që dispononte ishin sekret që lidheshin me profesionin e tij (parashikim i nenit 211 pika 1 K.Pr.P) dhe nuk mund t’i jepte. Duke e konsideruar këtë si të pabazuar dhe me synimin për të gjetur dokumente, prova materiale, gjurmë ose sende që i përkisnin veprës penale, ai u ftua nga hetuesit që t’i këqyrej telefoni/telefonat që kishte në përdorim, gjë që gazetari iu përgjigj negativisht”.

Prokuroria thotë se nga kontrolli në zyrë dhe kompjuter ka gjetur elementë të vlefshme për hetimin. “Në zbatim të vendimeve të gjykatës, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet”.

SPAK thotë se ka gjetur edhe dy telefona që dyshohet se i përkasin gazetarit Elton Qyno. “Ndërkaq, para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij.

Dy telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër u sekuestruan në zbatim të vendimit të gjykatës, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të urdhëruara nga gjykata dhe të ekzekutuara tashmë, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK për në banesë të tij” deklaron SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit