Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në unazën “Skënderbeu”, në Fier.
Mësohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fillimisht janë përplasur dy mjete në lëvizje, të cilat kanë përfshirë në aksident edhe dy mjete të parkuara.
Raportohet për lëndime të lehta të drejtuesve të automjeteve dhe dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca, policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti