-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga ngjarja në Burgun e Peqinit, Mjacaj qëlloi nga dritarja e ajrimit?

Kryesoret

Janë mësuar detaje të reja nga vrasja e ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku nga përplasaj e 3 të burgosurve ka mbetur i vrarë arben lleshi dhe u plagos Indrit shaqja.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Sokol Mjecaj, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Fillimisht u raportua se përplasa e të burgosurve ka ndodhur në mjediset e ajrimit të burgut, ndërsa tani hetohet për një pistë të re, sipas të cilës Mjacaj ka qëlluar me pistoletë nga dritarja e ajrimit.

Ndërkohë pas ngjarjes ministri i Drejtësisë ka dhënë urdhër që të gjitha burgjet e vendit të kalojnë në sigurinë më të lartë, ndërsa mësohet se do të merren në pyetje të dënuar dhe drejtues të institucioneve ku më parë Mjaca ka vuajtur dënimin. Kjo me qëllim mbledhjen e informacioneve për të hedhur dritë nëse kjo ngjarje ka qenë e planifikuar më parë.

Mjacaj pasi kreu krimin e rëndë, tentoi që të merrte peng disa persona, por në momentin që ky plan nuk i ka ecur, është vetëizoluar në një nga qelitë, dhe ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet do ta qëllojë.

Pas rreth një ore, ai është vetëdorëzuar dhe më pas është marrë në pyetje nga drejtues të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit