-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krisje me Bardhin? Berisha: Tani do të derdhemi në sheshe dhe rrugë në protesta

Kryesoret

Sali Berisha ditën e hënë do të nisë “stinën e protestave”. Kështu deklaroi sot në konferencën për mediat me gazetarët. Por ky vendim vjen jo si vendim grupi, por personal.

Kjo pasi pak ditë më parë në mbledhjen e grupit, kryetari Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ishin kundër.

Por a do të sjellë një krisje në grupin parlamentar fakti nëse Bardhi nuk shkon të hënën në protestë para Kryesisë së Kuvendit, teksa brenda do të vendoset për imunitetin e tij?

Kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë. Kemi një dallim shumë të madh. Protestat kanë qenë program i padiskutueshëm. Mosbindje civile dhe protesta. Edi Ramës do i përfundojnë letrat dhe do të marrë atë që meriton.

Do të ketë një zinxhir protestash. Ne do të fillojmë stinën e protestave. Fillohet edhe me protesta sporadike për më të fuqishmet. Të enjten do të jemi përpara parlamentit. Do shtrihemi në rrugë, sheshe dhe kudo” tha ai.

Por a e ka në krah grupin e Gazment Bardhit? “Unë besoj se cdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta” tha ai.

Por a do të sjellë kjo krisje me Gazment Bardhin? “Edhe nëse nuk vjen Bardhi në protestë nuk është asnjë krisje. Sepse procesi është në vazhdim. Asnjë krisje. Të garantoj.

Ata janë kontributor shumë të rëndësishëm. Të gjithë deputetët. Në një arritje shumë të madhe të PD-së. Edi Rama dhe qeveria e tij u damkos. Do edhe pak punë” tha ai.

LIVE-Berisha: Të hënën nis stina e protestave! S’kam hallin tim, por të shqiptarëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit