-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestim si në filma i shqiptarëve në Itali, nga përgjimet tek ndjekja me helikopter

Kryesoret

Dy të rinj shqiptar 18 dhe 30 vjeç janë kapur nga policia italiane pasi akuzohen për vjedhjen e 6 banesave në provincat e Bolonjës dhe asaj të Ravenës.

Prangosja e tyre erdhi pasi policia mori informacione nga burimet e saj për një makinë të dyshimtë që lëvizte në një prej zonave “në rrezik” të qytetit.

Pas e kanë identifikuar mjetin, policia e ka ndjekur dhe ka gjetur ‘strofkën’ e hajdutëve.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i shqiptarëve nuk ka qenë aspak i lehtë, madje për kapjen e tyre është përdorur dhe një helikopter me qëllim ti ndalonin që të arratiseshin.

Në momentin e ndalimit sëbashku me ta ka qenë dhe një person i tret, mbi të cilin po hetohet.

Gjatë bastisjes u gjetën edhe mallra të ndryshme të vjedhura, shumica e të cilave tashmë janë njohur si pronë e pronarëve të ligjshëm dhe së shpejti do t’u kthehen atyre.

Kërkimet e mëvonshme lejuan më pas zbulimin e pushkëve të vjedhura, të fshehura në fshatin Medicina, dhe të objekteve të çmuara prej ari.

Për dy të arrestuarit, pas konfirmimit, u caktua masa e sigurisë arrest me burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit