Informacionet e fundit nga kontrolli i të gjitha burgjeve, një natë më parë, bëjnë me dije se në burgun e Burrelit është gjendur një celular në një frigorifer.
Celulari i futur në frigorifer që do të shkonte brenda tek të burgosurit.
Mësohet se frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur.
Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij./BalkanWeb