Ditën e sotme rikthehet dhe kategoria Superiore e futbollit shqiptar, me dy ndeshjet e para të javës së 17-të.
Sfida hapëse e këtij raundi do të jetë ajo e orës 13:00, me përballjen Kukësi-Partizani.
Momentalisht një përballje e vendit të 7-të i mbajtur nga Kukësi, me atë të vendit të 2-të nga Partizani, me të dy ekipet në kërkim të tre pikëshit.
Sfida mbyllëse e ditës së sotme do të jetë ajo e orës 17:00, midis dinaomos dhe Egnatias.
Blutë vijne në këtë duel pas humbjes me Vllazninë dhe rrogozhinasit pas barazimit me Teutën.