Një polic në Fier është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Në pranga ka rënë inspektori Gestian Ymeraj 31 vjeç, me detyrë Trupi Shërbimi i Forcave Operacionale.
Efektivi akuzohet se nuk ka kallëzuar në polici një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku 3 persona të identifikuar si K.B, E.A dhe A.Z, morën peng të riun 21-vjeç me inicialet H.T
Autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me të rinjtë, kanë ndaluar makinën me të cilin po lëvizte njëri prej tyre, dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.
Polici ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
“Arrestimi u krye sepse pavarësisht se është vënë në dijeni të një ngjarje kriminale të ndodhur sot, ku shtetasit H.T. dhe O.A. janë marrë peng nga shtetasit K.B., E.A. dhe A.Z. (familjarë të punonjësit të policisë), nuk e ka kallëzuar këtë fakt pranë Policisë”- thuhet në njoftimin e AMP-së të publikuar mbrëmjen e djeshme