Një aksident ka ndodhur në fshatin Marinëz në Fier, ku një fëmijë 4 vjeç është përplasur nga një automjet.
Automjeti me drejtues I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedural. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









