-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për kë shkuan çmimet në mbrëmjen gala “Yjet e Sportit”

Kryesoret

Sonte u mbajt mbrëmja gala “Yjet e Sportit 2022-2023”, e cila u organizua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe ku morën pjesë figurat më të spikatura të sportit shqiptar, por edhe përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.

Në këtë mbrëmje gala, u nderuan me çmime disa nga emrat e njohura të sportit shqiptar, duke kujtuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.

Zelimkhan Abakariov dhe Islam Dudaev u nderuan të parët me trofeun që iu dorëzua nga Sahit Prizreni.

Më pas radhën e kishte Briken Calja të nderohej nga ish-peshëngritësi i njohur Luan Shabani.

Një trofe u dha edhe për përfaqësuesit e ekipeve fituese të basketbollit për kampionatet e shkollave 9-vjerçare dhe të mesme nga legjenda e basketbollit shqiptar, Gazmend Çaçi.

Radhën më pas e kishte edhe trajneri i Kombëtares së futbollit, Silvinjo, të cilit trofeun ia dorëzoi kryeministri Edi Rama.

Kampionia e bodybilding, Gentiana Beqa, mori trofeun nga kampioni i parë i këtij sporti në Shqipëri, Rando Kukeli.

Gjimnasti Matvei Petrov dhe trajneri i tij, Alon Hasa, u nderuan me çmim nga Ferdinand Mara.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i dorëzoi trofeun medalistëve të Lojërave Olimpike Speciale, Gersi Troka dhe Adi Sula.

Trajneri i boksit, Sead Bushati, i dorëzoi trofeun sportistit Alban Beqiri.

Ish-presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, ishte ai i cili dorëzoi trofeun Izmir Smajlajt.

Sekretari i përgjithshëm i Komiteti Olimpik Europian, Rafaele Panjosi, i dorëzoi një trofe nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi.

Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo, u nderua nga mjeshtri Roland Panozaqi.

Sigurisht, nuk mund të mungonte një trofe edhe për Luiza Gegën, e cila u nderua nga Mjeshtrja e Madhe e Sportit, Pavlina Evro.

Kampionët e skuadrave të 9-vjeçareve dhe të mesmeve që fituan kampionatet kombëtare të volejbollit, u nderuan nga Ela Tase.

Elez Gjoza ishte ai i cili i dorëzoi trofeun kampionit të peshëngritjes, Erkand Qerimajt.

Xhudoka Infrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni i xhudos, Ylli Ujkaj.

Kampioni i karatesë, Alvin Karaqi, ishte ai i cili u nderua nga emri i njohur i karatesë në botë, Enver Idrizi.

Trajneri i atletikës, Taulant Stërmasi, u nderua me trofe nga mjeshtri i madh, Aziz Ruli.

Ernest Merdanaj dhe Juirdo Cani morën trofe për sportin e Taekwondo nga mjeshtri ndërkombëtar i karatesë, Enver Cakiqi./Panorama Sport

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit