-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i trefishtë në Peshkopi, ka të plagosur

Kryesoret

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku një automjet “Land Rover”, është përplasur me dy automjete të tjera.

Mësohet se shoferi i automjetit tip “Land Rover”, i identifikuar me inicialet H.K., ka humbur kontrollin gjatë drejtimin dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me shoferë shtetasit me inicialet A.L. dhe T.A.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shoferi me inicialet A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit