Në mbrëmjen e së premtes 15 dhjetor, pati një të shtëna në Santerno, një burrë – 47 vjeç me origjinë shqiptare – u godit nga një armë zjarri. Fatmirësisht i plagosuri, nga informacionet e para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me sa duket personi që ka qëlluar është arratisur dhe aktualisht është në kërkim nga policia bëjnë me dije mediat italiane.
118 mbërritën në vendngjarje dhe viktima u dërgua në spitalin e Ravenës me një kod të ashpërsisë mesatare. Karabinierët e Ravenës ishin gjithashtu në vend dhe filluan hetimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe dinamikën e ngjarjeve.