-sidi education-spot_img
30.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri! Trump s’e përdori Air Force One, ndërroi avion në Angli, çfarë ndodhi?

Kryesoret

Presidenti Donald Trump në fund zgjodhi të kthehej nga Turqia me avionin e vjetër presidencial Air Force One, duke lënë pas avionin e ri të dhuruar SHBA-së nga Katari. Ky veprim, megjithëse nuk ka asnjë pranim zyrtar se është bërë për arsye sigurie, ngriti pyetje në lidhje me sigurinë e avionit të ri presidencial.

Donald Trump fluturoi nga Uashingtoni në Ankara me avionin e ri që mori si dhuratë nga Katari. Ky ishte udhëtimi i parë transatlantik i avionit të ri presidencial. Megjithatë, duke shkaktuar një sensacion dhe surprizë, ai u nis nga Ankaraja dje me një avion tjetër, konkretisht me atë të mëparshëmin Air Force One. Ky ndryshim i papritur i planeve ka ngritur pyetje në lidhje me frikën për sigurinë e tij.

Me avionin e vjetër Air Force One, Trump udhëtoi nga Ankaraja në bazën amerikane në Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndërroi aeroplanë dhe hipi në avionin e ri presidencial Air Force One, duke vazhduar udhëtimin për në Uashington.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit