Dy ditë pas ngjarjes që tronditi jo vetëm Kosovën por mbarë opinionin publik, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shoferëve që me garat me makinë aksidentuan për vdekje tre këmbësorë.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale.
Viktimat e këtij aksidenti ishin: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. Dy prej tyre Delija dhe Syla ishin futbollistë të Gjakovës.