Një 42 vjeçar është prangosur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Tiranë.
Siç raporton policia A.Ll., banues në Tiranë, ka shkaktuar probleme pasi fillimisht ka shkatërruar traun e parkimi të një hoteli, ku më pas ka filluar të shfaqi sjellje të dhunshme.
Me mbërritjen e uniformave blu situata fillimisht nuk është qetësuar, pasi 42-vjeçari i është përgjigjur me dhunë urdhrave të efektivëve, madje ka dëmtuar dhe makinën e policisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Shkatërroi traun e parkimit të një hoteli, kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e tyre ndërkohë që ata u përpoqën ta neutralizonin, vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Abdi Toptani”, një shtetas kishte dëmtuar traun e parkimit të një hoteli dhe po kryente veprime të dhunshme, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për shoqërimin e autorit të dyshuar.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë kaluar në këtë adresë, kanë konstatuar shtetasin A. Ll., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.