-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha: Me Ramën kemi hesape të rënda për të larë

Kryesoret

Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje historike që shënuan studentët liberatorë me 8 dhjetor të vitit 1990.

Sot, me këtë miting, shënoni atë ngjarje historike që shënuan një grusht i vogël demokratësh dhe demokratesh, që u mblodhën në shtatorin e vitit 1997 te selia e tyre, në protestë për të dëshmuar se ata ishin të gjallë dhe të pamposhtur.

Sot nuk jemi 30, as 50, por qindra herë më shumë.

Por sot ne jemi në mision të njëjtë.

Në shtator të vitit 1997, PD-në në Shqipëri dhe në botë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat, kalendat e historisë.

Por ata u gabuam.

Asokohe njëlloj si tani, një prokuror politik, xhelat i sigurimit të shtetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin, 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Millosheviçin.

Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve.

Por gabuan.

Ne e nisëm 30 në oborrin e selisë, u bëmë 300, u bëmë 3000, u bëmë 30000 dhe 300 mijë dhe u kthyem me votën në pushtet. U kthyem me votën e lirë në pushtet sepse ata 30 qytetarë që erdhën në oborrin e PD, ishin 30 luftëtarë lirie. Se ata 300 qytetarë që u bashkuan me ta, ishin 300 luftëtarë lirie.

Luftëtarët e lirisë nuk ka forcë në botë që i mposht. Ata janë, me bekimin e zotit, fitimtarë dhe vetëm fitimtarë.

U ndala në këtë moment edhe për një arsye tjetër, për t’u thënë se as unë, as ata që ishin në oborr atë ditë, asnjëri nuk po protestonte për Sali Berishën, të gjithë po protestonin për idealet e lirisë, idealet e lirisë, më të lartat e njeriut.

Edhe sot jemi këtu për idealet e lirisë, jemi këtu në një kthesë që na fton historia. Jemi këtu në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë.

Jemi këtu për t’i komunikuar Edi Ramës, këtij armiku të egër të qenies shqiptare se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve.

Se, Edi Rama, ti je xhelati, nip xhelati, ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve, ke vite që shqiptarët votojnë dhe ti nxjerr hanxharët e krimit dhe bandave për të ekzekutuar votën e tyre.

Edi Rama, ke vite që për karrigen tënde, nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh normë, nuk njeh standard, duke besuar se demokratët i shtype, duke besuar se hakmarrja e egër e etërve të tu xhelatë, po bie mbi ta.

Edi Rama, të ka ardhur fundi. Të garantoj se kurrë më, votën e shqiptarëve nuk do guxosh ta prekësh.

Pra, çfarë kërkohet nga ne sot? Kërkohet një kthesë, një kthesë në të cilën ne duhet të dalim në shesh mejdani si burra dhe gra të betuara për liri, luftëtarë lirie.

Duhet të dalim me betimin se jetën e japim, votën nuk e japim.

Duhet të dalim me betimin se një armik, më i egri në historinë e qenies së shqiptarëve, që përzuri në 10 vite, 1.3 milionë shqiptarë dhe sot regjistrimi tregon se kanë mbetur në Shqipëri vetëm 1.5 milionë shqiptarë.

Do përgjigjet gjer në një!

Edi Rama, është fundi yt, mblidhu dhe struku ku të duash!

Pak javë më parë të paralajmërova se ajo që po shihje në parlament, ajo mosbindje e deputetëve të PD, ishte vetëm fillimi.

Do të shohësh ti mosbindjen e këtyre luftëtarëve të lirisë.

Gjej skutë ku të futesh, gjej vrimë miu ku të futesh.

Avoketërit e diktaturës do t’u thonë se po luftoni për interesat personale të Sali Berishës. U thoni këtyre mjeranëve se ju jeni lëpirës të diktaturës dhe në njëfarë mënyrë gjakpirës të këtij populli.

Por Sali Berisha po lufton dhe do luftojë gjer në ditën e fundit të jetës së tij për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dhe së bashku me ju për fitoren e idealeve të tyre demokratike.

Në vitin 1997, ishte vit dramatik.

Askush në botë nuk na kthente sytë. Ne kishim besim te e drejta, ne kishim besim te ajo që mbronim dhe nuk u lëkundëm, nuk u tutëm, nuk u tërhoqëm, por kaluam nga protesta e përditshme në mosbindje civile. Kaluam, i vumë përpara dhe në fakt në vitin 2001 fituam zgjedhjet, na i grabitën.

Edi Rama mos provo më se votën nuk ta falim kurrë. Ke marrë fund!

Pra, sot është ditë kthese e madhe, për të gjithë ju që jeni këtu, por edhe për ata të cilët me shpirt dhe zemër do ishin këtu me ne, por e kanë pasur të pamundur të vijnë.

Sot ne hapim një kapitull të ri në historinë e lirisë së kombit shqiptar, kapitullin e betejës pa kthim drejt regjimit që po shkatërron qenien tonë, drejt regjimit që ka grabitur votën tonë, drejt regjimit që po mohon të drejtat bazë kushtetuese të përfaqësuesve tuaj në parlament, drejt regjimit që ka krijuar instrumente identike represive si ato të diktaturës komuniste.

Çfarë ndodh tani në parlament?

Tani në parlament, dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje.

Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri.

Ju duket i fortë ai? Jo, është kalbësirë.

Ne që zvarritëm bustin, do e kërrejmë nga pushteti.

Ç’po ndodh sot në parlament? Sot në parlament, në komision po votojnë ligjin, i cili ndalon hetimin e Edi Ramës.

Jo, Edi Rama, i bindur të jesh ti se nuk ka ligj që do na pengojë ne pa hetuar vjedhjet tuaja, pa hetuar vjedhjet që i ke bërë shqiptarëve.

Çfarë ndodh? E thërrasin gazetarin, e rrëmbejnë, e fusin njëlloj si dikur në labirintet e sigurimit, e terrorizojnë, tregime si në romanet e Kafkës kam dëgjuar nga gazetarët e tjerë.

Po pse? Se ai ka emrin e Edi Ramës në ato regjistrime, në ato lidhje me krimin që ai ka denoncuar, dalin dy emra, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dhe ata kanë tmerr se do publikohen.

Ne do mbrojmë gazetarët. Ne u themi skapistëve, hiqni dorë mjeranë se ne kemi përmbysur policinë sekrete më të egër të botës dhe nuk u kemi për asgjë.

Ju garantoj se do bëheni përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë,javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre.

Por ne e garantojmë Edi Ramën se do e paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë.

Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë.

Ne do qëndrojmë.

Ne do fitojmë!

E enjtja që vjen, të gjithë përpara parlamentit monist.

Unë ju ftoj ju ditën e enjte dhe çdo të enjte, përpara parlamentit, për pluralizmin, për demokracinë.

Çdo qytetari shqiptar, që do sado pak këtë vend, i bëj thirrje të ndalet për një moment.

Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria, sesa të humbasë 35 përqind të djemve dhe vajzave në 10 vite?

Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa vota e shqiptarëve të numërohet nga bandat dhe të blihet nga Edi Rama?

Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa të rikthehen burgosjet dhe proceset politike?

Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa gazetarët të rrëmbehen si njëlloj dikur Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për të mbrojtur faqen e zezë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës?

Çfarë prisni ju të pësojë më shumë Shqipëria sesa deputetëve të opozitës t’u mohohet çdo e

drejtë në parlament?

Çfarë prisni të pësojë më shumë Shqipëria sesa të vidhet vetëm në një aferë 1 miliard euro dhe vjedhësit të amnistohen dhe as të mos guxojnë t’u përmendin emrin?

Çfarë duhet të presim ne, të mbesim një vend në shfarosje, në zhdukje, një një kohë kur kemi pasuritë më përrallore.

Zgjohuni miqtë e mi sepse e keqja, sepse diktaturë nuk do asgjë tjetër, veçse heshtjen tuaj.

Mos u mashtroni nga propaganda e tyre.

Propaganda e tyre ka vetëm një qëllim. Konsolidimin e pushtetit të krimit në këtë vend.

Një thirrje kam për të rinjtë e këtij vendi: merrni përsipër misionin historik. Urdhëroni ju si luftëtarë lirie, t’i dalim zot sot Shqipërisë.

Nuk është çështja e një individi, është çështja e çdo shqiptari.

Mos harroni se ky njeri që vret sa askush tjetër shpresën e shqiptarëve, por ata që nuk kanë ëndërr, nuk kanë të ardhme. Dhe ne nuk e meritojmë kurrë një gjë të tillë.

U bëj thirrje medieve, interesi publik duhet të jetë nordi, parimi themelor i juaji.

Bëni gjithçka për t’u ngritur mbi censurën që ju imponojnë.

Bëni gjithçka për të mbrojtur njëri-tjetrin sepse secili prej jush mund të jetë një Elton Qyno nesër.

Sepse secili prej jush mund të jetë një gazetar apo gazetare që paketon valixhet dhe ikën.

Ndaj dhe zgjohuni.

Do u rikujtoj këtu një moment. Më 20 shkurt të vitit 1991, mbi 100 mijë vetë po vinin nga Qyteti Studenti. Te dera e TVSH shtetëror të Ramiz Salisë kishin dalë dhjetëra punonjës të solidarizuar me protestuesit, të solidarizuar me luftëtarët e lirisë.

Edhe ju sot u takon misioni historik që të bëni gjithçka për të inkurajuar dhe mbështetur një lëvizje që do përmbysë në mënyrë të pashmangshme diktaturën.

Pra, e mbyllim sot fitimtarë këtë takim historik, të betuar për të mos iu ndarë më gjer ditën e fitores.

Të betuar se do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile ndaj këtij regjimi.

Të betuar, çdo mjet të mosbindjes civile, nuk ka më, nuk ka forcë që na ndal më.

Ne jemi dhe do mbetemi luftëtarë të lirisë gjer ditën e fitores së plotë.

E largimit, e përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët.

Faleminderit!

Rroshi ju, rroftë demokracia, rroftë Shqipëria!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit