-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i Mandateve vendos sot për Berishën, opozita protestë para Kryesisë

Kryesoret

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa opozita do të jetë sot në protestë te Kryesia e Kuvendit, në të njëjtën orë që do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme.

Nuk dihet nëse Berisha do të jetë sot përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.

Sipas Berishës, opozita do të protestojë të hënën për grushtin e shtetit brenda shtetit, që Kryeministri Rama po bën duke marrë kompetencat e parlamentit përmes vendimeve antikushtetuese të SPAK-ut, që ai thotë se prokurorë e gjyqtarë po kërkojnë t’i imponojnë Kuvendit në shkelje me ligjin themeltar të shtetit rëndimin e masës ndaj tij në arrest me burg, ose arrest shtëpie.

Pavarësisht vendimmarrjes së sotme të Këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit