Prej orës 12:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Debati:
Genci Gjokutaj: Kush i ka firmosur aktet për ndryshimin e destinacionit?
Arben Kraja: Tani nuk jemi në gjykatë këtu. Këtë debat mund ta bëjmë në gjykatë. Pyetja nuk ka lidhje me objektin, këtë debat e bëjmë përpara gjykatës kompetente. Ne kemi ardhur me një kërkesë këtu.
Genci Gjokutaj: Unë jam avokati.
Lindita Nikolla: Po patjetër avokati, por nuk mund të komentoni përgjigjen.
Genci Gjokutaj: Po pushova unë, ju të dëgjoni vetëm këtë…..nuk po bëj hamendësim. I dini ku kush i ka firmosur këto akte. Ky do të fusë në burg pa të përmendur emrin. Kjo është gënjeshtër.
Arben Kraja i drejtohet Gjokutajt: Kujdes etikën. Jam prokuror.
Genci Gjokutaj: Po, çfarë, zoti prokuror thash unë. Ky, unë, nuk është fyerje. Përemrat përdoren për të mos u përdorur emri. Është një tjetër person që ka firmosur këto akte për ndryshimin e destinacionit të kompleksit “Partizani”.
Arben Kraja: Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës dhe për këtë arsye kemi ardhur këtu.