-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga mbajtja “peng” tek kontrolli i shtëpisë, Elton Qyno ankimon në Apel vendimin e GJKKO-së

Kryesoret

Gazetari Elton Qyno ka ankimuar këtë të hënë në Apel, vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e sendeve personale nga ana prokurorëve të SPAK-ut, si pasojë e refuzimit të tij për dhënien e burimeve të inforcioneve për publikimin e lajmeve të tij.

Pasi sipas tij sekuestrimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Qyno ka deklaruar se SPAK po kërkon të ligjërojë këtë precedent, që do të sjellë më pas edhe kontrollin e çdo gazetari që publikon dokumente apo informacione nga kjo prokurori, çfarë do të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e punës së mediave në vendin tonë.

Ai gjithashtu është shprehur se ishte thirrur në Prokurori për t’u njohur me një urdhër ndalimi të shpërndarjes së informacioneve, por prokurori i kishte kërkuar që të jepte deklaratë dhe të tregonte burimin e informacionit.

Pavarësisht se nuk e ka treguar burimin, deklarata është përdorur si pjesë e procedimit penal të ngritur ndaj tij dhe është kërkuar sekuestrimi i pajisjeve të tij në shtëpi dhe punë.

SPAK: Gazetari Qyno nxori sekretin, i kontrolluam zyrë e shtëpi, telefonat në lokal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit