-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetoja greke, Rama: Jam i bindur që do të vendosim arsyet madhore mbi Belerin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me pjesën e administratës, mbi 1800 punonjës që kanë punuar për të përafruar legjislacionin e BE-së për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në.

Me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, e cila shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli, duke merituar falënderimet më inkurajuese për të vazhduar më tej, në një rrugë ku çdo hap ngre më lart nivelin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

“Jam i prekur edhe unë nga virusi i mosbesimit tek administrata, që ushqehet vazhdimisht nga lajmet e këqija. Ky sukses është edhe një revansh i heshtur i administratës dhe të gjithë atyre punonjësve që e mbajnë dhe përmirësojnë makinerinë e shtetit” tha ai. Pak ditë më parë Rama njoftoi se kjo pjesë e administratës do të shpërblehet për fundin e vitit me një pagë shtesë.

Kryeministri deklaroi edhe njëherë se nuk do të tërhiqet nga presioni dhe vetoja e Greqisë. “Jam i bindur që me fqinjët do të arrijmë të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje që patjetër nuk ia heqim rëndësinë që ka dhe për të cilën patjetër ne jemi disponibël për cdo gjë që nuk prek procesin konsolidimin e sistemit të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit