-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Makinat u shkatërruan, si humbën jetën dy persona në Rrugën e Arbrit

Kryesoret

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit.

Sipas policisë njëri automjet ra nga lartësia në humnerë. Dy personat që ishin brenda vdiqën në vend.

“Makina ra nga lartësia në humnerë”! Dy të vdekur në Rrugën e Arbrit, si ndodhi?

Identiteti i viktimave ende nuk dihet ende ndërsa i plagosuri, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në spital.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën,” njofton policia.

Aksident me dy të vdekur në Rrugën e Arbrit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit