Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një person! Dëshmitarja: U qëllua në pjesën e barkut
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Raportohet se personi i plagosur quhet Aleksandër Curri.
Mësohet se autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.
Bëhet me dije po ashtu se policia po ndjek autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.
“Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkovi sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmë e parë,” deklaroi një dëshmitare.
EMRI/ Drejt tij u qëllua 4 herë, ja kush është i plagosuri në Shkodër