Garat e shpejtësisë u morën jetën tre të rinjve në Kosovë. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës 22:45 (16 dhjetor) në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Viktimat e këtij aksidenti janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare.
Sipas mediave në Kosovë, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit. Policia bëri me dije se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal është vënë në pranga. Po ashtu është arrestuar edhe Irfan Hoti, nga fshati Dejnë. Por si ndodhi aksidenti dhe si mund të parandalohen ngjarja të tilla?
“5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” me ekspertin e sigurisë rrugore në Prishtinë, Bekim Ahmeti. Zoti Ahmeti shpjegoi rastin e rëndë si ka ndodhur dhe kërkoi që të shtrëngohen kontrollet dhe të vendosen kamerat nga policia për të kontrolluar në cdo moment çfarë ndodh në rrugë. Më poshtë intervista e plotë me zotin Ahmeti për “5Pyetjet.al” për rastin e rëndë.