-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari i dha fund jetës në anijen në Angli, motra: Më tha trajtohemi si kafshë…

Kryesoret

27-vjeçari Leonard Farruku nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

Identiteti i viktimës, i cili u gjet pa jetë javën e kaluar, është zbuluar nga “The Telegraph”, që shkruan se i riu pagoi 4,000 euro për të kaluar kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar.

Motra e tij Jola Dushku, 33-vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, që mori vesh nga të afërmit në Britaninë e Madhe.

Ajo ka deklaruar se “do të gjejë paqen vetëm kur të mësojë të vërtetën për atë që ndodhi atë natë me vëllain e saj në anijen e hotelit Bibby Stockholm.”

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se rojet po e trajtonin si kafshë”,” tha motra e Farrukut.

“Vëllai im, kur mbërriti në MB, i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër. Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur,” tha ajo.

“Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi ka pasur disa probleme atë natë në orën 23:00 dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si vdiq.”

“Ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me ëndrrën për të gjetur punë më të mirë dhe, më e rëndësishmja, për të marrë leje të pacaktuar për të qëndruar në MB”,” ka thënë Dushku.

 “Ai tha, “Po,” kur i thanë se akomodimi i ri do të ishte në atë varkë ku ai kaloi ditët e fundit të jetës së tij. Leonardi u bë një person tjetër kur nëna jonë vdiq. Vdekja e saj e ndryshoi atë,” ajo tha.

EMRI/ I dha fund jetës në anijen e azilkërkuesve në Angli, kush është i riu shqiptar

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit