Është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale nga policia, e cila dyshon se mund të kryhej një vrasje. Në kërkim është shpallur Orgest Mehi, personi i cili dyshohet se do kryente vrasjen, në kërkim është gjithashtu dhe Gjon Martinaj, i cili dyshohet si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.
Në pranga ka përfunduar Meteo Dashi, për të cilin policia dyshon se ka krijuar kushtet e përshtatshme për vrasjen.
Bazuar në njoftimin e policisë Orgest Mehi në momentin që ka parë pikën e kontrollit është larguar me shpejtësi duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë.
Ai ka braktisur makinën në fshatin Gurëz, Lezhë, ku ka përfituar nga errësira dhe ka mundur të arratiset.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.