-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Call center-at vështirësi për gjetjen e punonjësve, alternativë punësimi i të rinjve nga Afrika dhe Filipinet

Kryesoret

Sektori call center vijon të jetë në vështirësi të madhe për gjetjen e punonjësve, ndonëse së fundmi kompanitë italiane që ofrojnë shërbim ndaj palëve të treta kanë zgjeruar kontratat me operatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive).

Për përfaqësuesit e operatorëve call center shkaku kryesor i problematikës te burimet njerëzorë mbetet emigracioni i lartë i të rinjve drejt vendeve europiane. Stafet e punonjësve për sektorin sipas kompanive janë tkurrur 30% krahasuar me vjet. Të rinjtë e grupmoshës 25 deri 35 vjeç janë ata që më tepër po emigrojnë sipas tyre.

Të gjendur para kësaj vështirësie kompanitë po shohin si alternativë zgjidhje zëvendësimin e fuqisë punëtorë, me punonjës të huaj me njohuri të gjuhës angleze dhe frëngjishtes, si kontribut në përmirësimin e situatës, duke qenë se ndërmarrjet nuk punojnë më masivisht vetëm me italisht folës.

Lorenc Goga tha për Monitor se mbetet një opsion për t’u parë mundësia e marrjes së punonjësve nga Filipinet, apo shtetet e Afrikës Veriore, si: Tunizia dhe Maroku dhe të Afrikës perëndimore Gana dhe Nigeria.

“Nëse gjenerata e viteve ’80 -‘90 mësuan në mënyrë audidakte gjuhën italiane, tashmë kjo nuk po ndodh më masivisht me të rinjtë e sotëm. Por problematika kryesore nuk është mungesa e njohurive për gjuhë të huaja, pasi pjesa dërrmuese e të rinjve të sotëm janë njohës të gjuhës së studiuar angleze. Kjo është avantazh për sektorin i cila ka zgjeruar kontrata e shërbimet me shumë kompani ndërkombëtare.

Problematika kryesore mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Aktualisht kompanitë call center nuk mund t’i përgjigjen me punonjës zhvillimit të këtij tregu. Në shumë raste jemi të detyruar që fushata shërbimi që mund të kryenin në vend i kemi transferuar në Itali për zbatim, pasi nuk gjejmë punonjës”, tha ai./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit