Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë u takua në Itali me homologen Meloni dhe britanikun, Sunak. Artikujt kanë qenë të shumtë për bisedat me fokus emigracionin. Gazeta greke “Tanea” ka publikuar një shkrim me titull “Çfarë i bashkon Melonin, Sunak dhe Ramën”.
“Eshtë shkruar shumë për miqësinë në rritje të Melonit me Sunak muajt e fundit. Siç deklaroi kryeministri britanik ata morën detyrën pothuajse njëkohësisht, në tetor 2022, dhe Meloni është një nga të paktët “liderë të qendrës së djathtë” në Evropë – megjithëse shumë do t’i quajnë të dy të djathtë të ashpër.
Ata gjithashtu ndajnë të njëjtën qasje të ashpër ndaj imigracionit, me planin e Sunak për të dërguar azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani me varka në Ruandë, ndërsa Meloni ra dakord në fillim të nëntorit me Edi Ramën për të krijuar dy qendra të mbyllura në Shqipërinë e Veriut për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga varkat italiane.
“Unë jam socialist, por edhe mik i vjetër i Italisë dhe ndihem shumë pranë Gjeorgjisë Melonit”, tha kryeministri shqiptar. Ai mbrojti marrëveshjen me Italinë për emigracionin, duke e cilësuar zhurmën që e rrethonte si “disproporcionale” dhe duke siguruar se “kjo marrëveshje nuk përmban asnjë element antikushtetues” – Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ngriu ratifikimin e saj disa ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për të shqyrtuar dy ankesa të opozitës” shkruan media greke ndër të tjera.