-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikuan vepra arti të çmuara, goditet grupi kriminal në Fier, 2 të arrestuar

Kryesoret

Një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologjike, kulti dhe arti është goditur nga policia e Fierit.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Vlera” janë arrestuar 2 persona të cilëve iu gjetën në banesë vepra arti të vjedhura.

Në pranga mësohet se kanë rënë 51-vjeçari Shpëtim Kalemi dhe 57-vjeçari Pandeli Petani.

“Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P. P., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 2 autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie krimianale, shtetasve Sh. K., 51 vjeç dhe P. P., 57 vjeç, të dy banues në Fier, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shtetit grek, për t’i shitur në Shqipëri,” tha drejtori i Policisë Fier, Lorenc Panganika në një deklaratë për shtyp.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit