Propozimi i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj për ligjin për komisionet hetimore, është miratuar me 15 vota pro nga Komisioni për Çështjet Ligjore.
Nga ana tjetër u hodhën poshtë propozimet e bëra nga deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho.
Ky propozim i PS-së sipas Ermonela Felajt bazohet në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime.
Komisionet hetimore mund të zhvillohen gjithashtu edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.
LIVE-Felaj: Nuk mund të bëjmë komisione hetimore për thashetheme të opozitës