Kryeministri Edi Raama zhvilloi një takim me qytetarët e Memaliajt dhe Tepelenës. Rama u bëri thirrje atyre që të votojnë me 11 maj dhe ti japin mësim opozitës. Kryeministri theksoi se Shqipëria duhet që të anëtarësohet brenda 2030.
“Nuk ka nevojë për shumë fjalime se ju gdhiheni dhe ngryseni me politikë, në këtë zonë nuk ka nevojë të hapë gojën ai që vjen e kërkon mbështetje. Ju e ndiqni përditë jetën politike të këtij vendi. Dihet që ekonominë e këtij vendi e kthyem në drejtimin e duhur vetëm ne. Ajo që bën votimin e 11 majit stoik, është se më 11 maj me mbështetjen e shqiptarëve ne duhet të përcaktojmë që nga zgjedhjet del një fuqi që ka mbështetje përtej partive. Për të bërë të mundur që të hymë në BE, dhe të gjithë ju të merrni pasaportën evropiane, ajo pasaportë është status, i jep fund historisë së një populli të trajtuar si të dorës së dytë.
Ne arritëm t’ia nxjerrim Shqipërisë zërin e mirë, ne arritëm t’ia ngremë kokën Shqipërisë. Ne e ndjemë që ishte misioni ynë dhe në këtë po e çojmë para. Jemi në ngjitje dhe po vazhdojmë. Shqipëria 2030 duhet të jetë Shqipëria që e ka mbyllur marrëdhënien me të shkuarën.
Në 11 maj të nxjerrim rezultatin më të mirë dhe ti japim mësimin më të mirë bufit dhe kënetës”, tha Rama.