Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali pasditen e sotme zhvilli një takim me komunitetin egjiptian, në lagjen nr. 4 në Kavajë. Spiropali u shpreh se Shqipërinë në Bashkimin Evropian, komuniteti rom, egjiptian do të kenë më shumë mundësi për integrim dhe zhvillim.
“Aksesi i barabartë në shërbime, strehim, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi është themeli për një shoqëri të drejtë. Njerëzit lindin me dinjitet tē barabartë e të drejta të patjetërsueshme.
Një komb gjykohet nga mënyra si trajton më të dobëtit, të ndryshmit dhe pakicat e tij. Të drejtat e çdo njeriu janë vlerat që i japin kuptim Bashkimit Europian
Me Shqipërinë në familjen europiane, komuniteti Egjiptian, Rom dhe pakicat do të kenë më shumë mundësi për integrim të plotë dhe për t’u përfshirë në çdo hap të zhvillimit.”, u shpreh Spiropali.