-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në çfarë pike janë hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt? Vjen reagimi i prokurorisë

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar hetime intensive rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt. Deri më tani për vrasjen e saj janë arrestuar katër persona përfshirë bashkëshortin, Naim  Murseli që dyshohet se ka porositur vrasjen e saj. E në paraburgim bashkë me Murselin gjenden edhe dorasi, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj. Ajo u vra më 29 nëntor, në mënyrë makabre në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, të Prishtinës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke kryer hetime intensive lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor të këtij viti. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë për Express, se policia me institucionet relevante po punojnë në mënyrë intensive që ky rast ta merr epilogun përfundimtar.

Ndërkaq tha se në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje të tjera. “Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për këtë çështje penale mund t’iu njoftojmë se prokuroria në koordinim të plotë me policinë e institucionet relevante po punojnë intensivisht që ky rast ta merr epilogun përfundimtar. Në këtë fazë të procedurës nuk mund të japim detaje nga hetimet, deri në një fazë tjetër”, ka thënë ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit