Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha është mes zyrtarëve të arrestuar që hodhi dritë mbi kronologjinë, hap pas hapi si ndodhi vrasja brenda institucionet që drejton. Ai ka treguar për 5 takimet e fundit të Sokol Mjacajt nga 1 shtatori deri më 16 nëntor.
Por si e bëri vrasjen ditën tragjike? Sokol Mjacaj i ka thënë një polici të njoftonte Indrit Qaqen që të dilte tek dritarja. Ky i fundit pasi ka dalë i ka thënë të njoftojë Arben Lleshin që të dilte në dritare tek zgara sepse kishte për t’i thënë diçka. Sapo Lleshi doli, Mjacaj e qëlloi duke e vrarë.
“Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se “o Indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë diçka”, ku është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka.
Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin.
Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin” thuhet në dëshmi.
“Hape derën se do të vras”! Rrëfimi i policit: Si u përballa me Mjacajn! U hutova…