Policia e Pogradecit dhe IMT kanë nisur prishjen e objekteve në pikën turistike të Drilonit, kjo në kuadër të projektit për parkun ujor Drilon-Tushemisht.
Ditën e sotme mësohet se do të prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite, objekte me struktura betoni dhe ura mbi ujërat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.
Prishjet pritet të vazhdojnë dhe ditën e nesërme me disa objekte të tjera të Tushemishtit, gjithashtu mësohet se pronarët e objekteve nuk kanë bërë rezistencë pasi ishin njoftuar më herët për këtë aksion.
Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.