-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Droga “lumë” matanë detit! Antimafia dhe SPAK lëshojnë 19 urdhër arreste

Kryesoret

Autoritetet italiane së bashku me SPAK-un në Tiranë kanë firmosur 19 urdhra arresti duke goditur një grup për trafik droge. Hetimet kanë nisur prej vitit 2017 në kuadër të operacionit “Kulmi”.

Disa prej personave që akuzohen për këtë dosje janë dënuar. Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të gjykatës më 14 dhjetor.

Këto struktura, bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit.

Grupi kriminal, sipas akuzave, kishte degë përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë. Si pjesë e këtij grupi janë arrestuar 27 persona, ndërsa u sekuestruan mbi 3.3 ton drogë përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit