-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani s’e “ha” presionin! Çdo bëjë Berisha? Shehu zbardh skenarin te “5Pyetjet.al”

Kryesoret

Nesër Parlamenti pritet që të votojë duke pranuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës për ta arrestuar apo për ta mbyllur në masë sigurie në shtëpi. Nesër do të ketë revoltë brenda nga opozita dhe protestë jashtë të thirrur nga Sali Berisha.

Por cili do të jetë plani i opozitës? “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me deputetin e PD-së, zotin Tritan Shehu. Ai u shpreh se nuk do ta votojë kërkesën e SPAK-ut dhe se këtë gjë sipas tij duhet të bëjnë të gjithë deputetët demokratë.

Nesër pritet që të shtohet revanshi kundër opozitës me një proces politik të ngritur kundër zotit Berisha. Shqiptarët po e vuajnë shumë rëndë dhe nëse do të lejojnë të thellohet kjo diktaturë e re, kostoja do të jetë shumë e lartë.

Procesi do të kulmojë me daljen jashtë parlamentit në mosbindjen civile. Asnjë nga deputetët e PD-së, qoftë brenda apo jashtë parlamentit nuk mund të votojnë kërkesën e SPAK-ut për goditjen që i bëhet kryetarit të PD-së dhe opozitës.

Procedura është e paligjshme. Ndjekja të bëhet në formë të lirë dhe të pritet vendimi i formës së prerë” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit