-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fatura mbi 300 mln euro”, L’Espresso: Çmenduria e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë

Kryesoret

Media italiane L’Espresso ka publikuar një dokument të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku sipas tyre tregohen një seri “abuzimesh”.

Protokolli i nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh. Për më tepër, janë edhe 75 milionë të tjera për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë. Fatura totale shkon më shumë se 300 milionë euro.

Në raport bëhet me dije se zona nuk është e pajisur me kanalizime për shkarkimin e ujërave të zeza dhe po ashtu është e nevojshme të krijohet një rezervuar depozitimi me kapacitet të përshtatshëm për të zbrazur periodikisht me një mjet përpunimi ose është e nevojshme të ndërtohet një impiant për pastrimin e tyre.

Zona është e lidhur me rrjetin elektrik publik në tension të mesëm përmes kabllove ajrore. Në dokument theksohet se rastet e mungesës së energjisë elektrike janë të shpeshta, prandaj është e nevojshme të furnizohet zona me gjeneratorë për furnizimin me energji elektrike dhe funksionimin e vazhdueshëm të kompjuterëve dhe serverave.

Uji i pijshëm merret nga një depo me një pompë, që nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë qendrën. Është e nevojshme të parashikohet ndërtimi i rezervuarëve për të siguruar ujin në kamp.

Zona në tërësi nuk është urbanizuar, prandaj është e nevojshme të ndërmerren hapa për largimin e dherave, prerjen e pemëve, shembjen e rrënojave ekzistuese, si dhe ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës, për hyrjen në zonë dhe brenda saj. Po ashtu, sipas marrëveshjes, përdorimi i personelit të Ministrive të Brendshme, të Drejtësisë, e të Shëndetësisë në Shqipëri, përfshirë udhëtime, ushqim dhe strehim, kërkon fonde shtesë prej 57,7 milionë eurosh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit