-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I shfrenuar…”! Eksperti “hap letrat” te 5Pyetjet.al, pista e re për vrasjen e Liridonës

Kryesoret

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë ka deklaruar ditën e sotme se familja nuk është njoftuar nga prokuroria për asgjë në lidhje me hetimet.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, vëllai i Ademajt ka thënë se të vetmet informacione që posedon familja janë raportimet në media. Për këtë arsye ai ka kërkuar një informacion nga prokuroria, por pa prekur sekretin hetimor.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një lidhje me Skype nga Prishtina, tha për “5Pyetjet.al” se dyshon se pista e vrasjes lidhet me financat dhe kufizimet që Liridona mund t’i ketë vendosur Naim Mureselit për shkak të harxhimeve të shumta.

“Nuk dua të spekuloj por, qëndroj pranë asaj që ka të bëjë me aspektet finaciare. Kufizimeve, harxhimit të burrit, një jetë e shfrenuar.

Kjo është vrasje për motive të ulëta, por një prej pistave mund të jetë edhe kjo. I ka kufizuar kanalet dhe mundësitë e financave nga sa ai ka qenë harxhues i madh i buxhetit familjar” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Serbia sulm në Kosovë?! Eksperti te “5Pyetjet.al”: Vuçiç do të godasë me dronë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit