-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftë në Ballkan? Kreu i ushtrisë belge: Europa duhet të përgatitet urgjentisht

Kryesoret

Admirali Michel Hofman, shefi i shtabit të ushtrisë belge, paralajmëron një luftë me Rusinë.

Hoffman e bëri paralajmërimin gjatë një vizite tek ushtarët belgë të dislokuar në Rumani, shefi belg i mbrojtjes.

“Është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini,” tha ai.

Sipas Michel Hofman, kreut të Mbrojtjes së Belgjikës, “ne sot kemi arsye për t’u shqetësuar.”

“Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për ta sulmuar një fqinj,” deklaroi ai për mediumin VRT.

Ideja e një Belgjike në luftë nuk duket më aq e largët, shkruan La Dernière Heure. Michel Hofman saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.

Shefi belg i Mbrojtjes nuk e përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: Europa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit