Policia italiane ka arrestuar shqiptarin nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili akuzohet se vrau me thikë Vanessa Ballan, e cila ishte shtatzënë.
Sipas medieve italiane, policia dyshonte se ai kishte kaluar kufirin, por në fakt u arrestua afër shtëpisë. Vanessa e kishte denoncuar më parë Fandajn për përndjekje.
“Nëse nuk kthehesh me mua të vras”, qëlloi për vdekje gruan shtatzënë, çfarë thoshte shqiptari
Fandaj, sipas mediave italiane, e kishte kërcënuar Vanessan se do t’i tregonte partenrit të saj për lidhjen që ata supozohet të kishin patur më parë.
“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, shkruajnë mediat italiane se janë disa nga frazat drejtuar Vanesës nga kërcënimet e Bujar Fandajt.
Po ashtu shkruhet se autori i dyshuar ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit.
“Te jap zemrën time, por mos mendo kurrë të më hedhësh. Sepse nëse më largohesh nga zemra nuk do të kthehesh më kurrë,” janë disa fjalë të shkëputura nga videoja e tij.
“Do t’i tregoj burrit tënd videot tona,” si e kërcënonte shqiptari gruan shtatzënë