Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur se Kosova do të mbrohet nga çdo skenar i mundshëm që Serbia mund të sjellë.
“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha Osmani.
Osmani e bëri këtë deklaratë në lidhje me sigurinë e Kosovës dhe kërcënimet e mundshme nga shteti serb.
Madje, kryeministri Albin Kurti ngriti alarmin se autori i sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiç, po riorganizohet edhe një herë për një tjetër agresion të armatosur në veri të Kosovës.