Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren ku në rrugën Zahir Pajaziti një makinë ka goditur një këmbësor në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në orën 00:30 pas mesnate.
Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Gjithashtu ka reaguar edhe policia nëpërmjet një njoftim zyrtar.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Gazeta Sinjali