Pas votimit me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, Sali Berisha në Parlamenti, ai ka mbajtur fjalën e tij par protestuesve të mbledhur para Kuvendit.
“Gjatë këtyre muajve ju keni parë se ne kemi denoncuar me fakte, me dokumente zyrtare, vjedhjet e paimagjinueshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij. Të Edi Ramës dhe familjarëve të tij.
Unë e di çfarë ndjen ai kur nga selia e PD paraqitet dokument pas dokument, për abuzimin, për vjedhjet, duke shfrytëzuar pushtetin e tij, që bëjnë anëtarët e familjes.
Por kjo nuk mund të na detyronte ne që të mos i thonim shqiptarëve të vërtetën, se ky shushunjë vjedh me të gjithë tentakulat e tij.
Ne nuk mund të heshtim para aferave që arrijnë në 1 miliard.
Ne nuk mund të heshtim kurrë përpara xhelatëve të ligjit, të të drejtës, në zyrat e shtetit, para skapistëve amoralë, të cilët amnistojnë vjedhje që arrijnë dhe do arrijnë në 1 miliard euro.
Amnistojnë vjedhje që ju kanë kushtuar ju me mijëra jetë.
Amnistojnë vjedhje, për shkak të të cilave çdo muaj, 1 mijë shqiptarë nuk janë operuar dot,” tha Berisha ndër të tjera.