-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elbasani dhe Bylisi barazojnë 2-2 para 6 mijë tifozëve

Kryesoret

Elbasani dhe Bylisi dhuruan një barazim 2-2 në ndeshjen e prapambetur mes tyre, e luajtur sot në një atmosferë të rrallë për Kategorinë e Parë në “Elbasan Arena” e ndjekur nga 6 mijë tifozë. 

Dy skuadrat janë rivale për titullin kampion dhe për t’u ngjitur në Superligë, ndërsa dhe përballja e tyre në fushë rezultoj e denjë për një sfidë mes kryesueseve.

Një përballje e cila i dhuroi të gjitha llojet e emocioneve, nga golat deri tek provokimet mes lojtarëve.

Fillimi i së dytës pa miqtë e Arjan Bellait më të vendosur në fushë dhe Kibe e Camara në minutat 57-të dhe 64 përmbysën sfidën për ballshiotët. Pas pësimit të golit, Elbasani u zgjua edhe falë mbështetjes së madhe në tribuna dhe barazoi me Telushin në të 71 minutë.

Pjesa e mbetur ishte e tensionuar, me Bylisin që u ndëshkua me gjashtë kartona të verdhë, përfshi edhe trajnerin Bellai. Edhe pse barazim, Bylisi me 39 pikë mban kreun e Kategorisë së Parë, ndjekur nga AF Elbasani me 36 pikë. Ballshiotët e mbyllin si kampionë dimri, me tri pikë para rivalëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit