-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në darkën e ambasadorëve: Lutem që në Gaza të mos ketë luftë, shkatërrim por vetëm paqe

Kryesoret

Gjatë darkës së ambasadorëve kryeministri Edi Rama foli dhe për investimet në portin e Durrësit.

“Do të nisin projekte të reja e të mëdha në infrastrukturë dhe energjetikë, nga segmentet e reja të Korridorit Blu, te thirrja për tenderin ndërkombëtar të Portit të Durrësit, një risi e madhe transformuese për të gjithë rajonin. Nga gazsjellësi i ri që do të lidhë termocentralin e rinovuar të Vlorës tek impiantet e reja të energjisë diellore dhe të erës. , tha kryeministri.

Gjithashtu Rama nuk la pa përmendur edhe numrin e lartë të turistëve.

“Bumi turistik do të ndiqet në vitin 2024 nga një histori shumë më e madhe suksesi, që do të çelë kapitullin e ri të mbi 10 milionë turistëve. Viti 2024 do të hyjë si viti me borxhin më të ulët publik qëkurse morëm detyrën dhe do të ketë të ardhurat më të larta, falë përmirësimeve të rëndësishme që jemi përgatitur të bëjmë në mbledhjen e tatimeve, pa rritur ndërkohë as edhe një taksë të vetme. ”, shtoi ai.

Në një nga pjesët e fjalimit të tij, Rama tha se lutet që në Gaza të mos ketë më luftë dhe shkatërrim por vetëm paqe.

“Megjithatë, nuk është fort e vështirë të konstatosh se kaq shumë dhunë dhe shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin, ashtu edhe për Palestinën. Uroj që Viti i Ri të ngrejë peshë shpirtin e paqes e të pajtimit dhe të dëbojë fantazmat e errëta të shkatërrimit dhe luftës nga Toka e Shenjtë, ku njerëzit e të gjitha besimeve meritojnë të jetojnë në harmoni si bij të të njëjtit Zot”, u shpreh ai.

Rama me ambasadorët, flet për Lindën: Ajo sa vjen e bëhet më e mirë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit