-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha drejt burgut/ Kush do ta marrë PD-në? Alimehmeti te “5Pyetjet.al”: Jam gati…

Kryesoret

Nga fundi i ciklit të një doktori tek një tjetër. Ai mund të jetë ai në të ardhmen në krye të PD-së? Kush mund ta “shërojë” opozitën? Sali Berisha po pret arrestin pasi SPAK-u iu drejtua Gjykatës së Posaçme për të vendosur masën e sigurisë.

Në media kanë filluar që të lakohen shumë emra se kush mund të jetë pasuesi i Berishës edhe pse ajo ditë duket shumë e largët të paktën për momentin. Disa prej tyre mendojnë se figura që mund të merrte lideshipin e PD-së, mund të jetë doktori Ilir Alimehmeti.

Por çfarë mendon ish-kandidati në “Primaret” brenda PD-së? Gjatë një interviste për “5Pyetjet.al” Alimehmeti u shpreh i gatshëm nëse do të kishte mbështetje nga baza.

Së pari gjithë ai kontribut që ka dhënë doktori i madh është i pamohueshëm me gjithë dritëhijet që mund të ketë ky diskutim. Lidershipin duhet ta vendosin njerëzit. Nuk mund t’u imponohet lideri njerëzve sepse ndodh ajo që ndodhi, me lidershipin që kemi pasur dekadën e kaluar, u abandonua.

Njerëzit dinë shumë qartë se çfarë duan. Duhet të jemi të hapur dhe hapja bëhet duke ua lënë njerëzve dhe jo duke imponuar ne idetë tona. Duhet të dëgjojmë njerëzit. Nëse ata do të vendosin që lidershipi jonë do të jenë këta njerëz, ata kanë të drejtë”.

A jeni gati nëse ju thërrasin në skenë? “Është e njëjta pyetje që m’u bë edhe përpara “Primareve” dhe përgjigja mbetet po e njëjta, nëse do të ketë nevojë dhe nëse do të ketë propozim dhe do të shihet e përshtatshme, patjetër unë jam për t’iu përgjigjur cdo lloj nevoje që mund të ketë komuniteti, fushë profesionale apo politike” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Po vjen gripi? Doktori te “5Pyetjet.al”: Kujdes fëmijët, ky është rreziku më i madh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit